BE: Do të ndihmojmë të zgjidhet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes

Shpërndaje

Mospajtimet me Bullgarinë nuk do të jenë temë e bisedës së samitit të nesërm BE-Ballkani Perëndimor, por BE bind se do të bëjë gjithçka të ndihmojë të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Kjo u tha sot nga ana e një diplomati të lartë të BE-së i involvuar në përgatitjet për samitin e nesërm. Ai potencoi se paragrafi nëntë nga deklarata e Zagrebit përkujton se bashkëpunimi rajonal është faktor qendror për Bashkimin Evropian.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi t’i lehtësojmë marrëdhëniet fqinjësore që ta integrojmë rajonin në Evropë, por një pjesë e punës duhet të vijë nga vetë rajonit, të provojë t’i zgjidh problemet, gjithkund ka probleme fqinjësore dhe në BE ka, marrëdhëniet e fuqishme dhe kontestet me fqinjët nuk janë asgjë e re e as e jashtëzakonshme”, theksoi diplomati./MIA