Çmimet e derivateve të naftës rriten për 3.5 denarë

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës sot ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Të gjitha derivatet e naftës do të shtrenjtohen për tre denarë e gjysmë.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 3.50 denarë/ litër dhe do të kushtoj 54.00 denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER BS-98 rritet për 3.50 denarë/litër, dhe do të kushtojë 56.00 denarë për litër.

Çmimi i EURODIESEL është ulur për 3.50 denarë /litër, dhe do të kushtojë 45.50 denarë për litër.