Dalin negative rezultatet e 26-vjeçarit nga Gjilani për koronavirus

Shpërndaje

26-vjeçari nga Gjilani, i cili vdiq në karantinën e Qendrës së Studenteve, ka rezultuar negativ për koronavirus.

Kjo është konfirmuar për “Lajmi.net” nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Po, janë kryer para obduksionit dhe ka rezultuar negativ”, ka thënë shkurt Haziri për “Lajmi.net”.

26-vjeçari Agon Musliu vdiq të dielën, pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit, ku po qëndronte në karantinë pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.