Data e zgjedhjeve: Anëtarët e KSHZ-së në takim tek Pendarovski

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ka realizuar takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Zgjedhje. Takimi vjen si pasojë e asaj që dje liderët e partive politike ishin në takim tek presidenti për të diskutuar për datën e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pendarovski i ka informuar anëtarët e KSHZ-së me qëndrimet e partive politike dhe me qëndrimin e përbashkët të liderëve, se është e nevojshme të merret qëndrim nga KSHZ për afatet kohore të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve.

Gjatë takimit u morrën vesh që gjatë ditës së sotme KSHZ të dorëzoje mendimin e tyre deri tek kabineti i presidenti Pendarovski.