Deputeti i VV-së: Kadri Veseli dëshiron që Kushtetuesja ta godasë Thaçin dhe VV-në, që t’i hapë rrugë për Kryeministër

Shpërndaje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godasë Presidentin Hashim Thaçi dhe Lëvizjen Vetëvendosje.Sipas Aliut, Veseli e dëshiron këtë në mënyrë që t’i hapet rruga për kryeministër.“Ai e di që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV, por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”.

Postimi i plotë:Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë.Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër.

E përsëris, po, mund të jetë koincidencë.