DioGuardi: Pastrimi etnik i heshtur i shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shpërndaje

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i duartrokit artikullit të Dr. Vlora Ferati-Sachsenmaier (e lindur në Medvegjë) të botuar më 8 maj në Albanian Daily News, me titull: “Serbia po shpopullon shqiptarët nga Lugina e Preshevës në nivele alarmante.”

Lidhja Qytetare gjithashtu i duartrokit Kryetares së Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmanit për lëshimin e një deklarate publike më 12 maj, duke e akuzuar qeverinë serbe se po pastronte etnikisht shqiptarët nga Lugina e Preshevës dhe këmbëngul se “Republika e Kosovës nuk mund të heshtë më” për këtë realitet .

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane ka tërheqë vëmendjen lidhur me gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që nga përfundimi i luftës në Kosovë, duke e kaluar kufirin për në Konçul në mars të vitit 2001 dhe takuar me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit (UÇPMB) për të punuar në një plan për paqe; duke i mbajtur takimet në Gjilan me liderët politikë të Luginës së Preshevës gjatë shtatë viteve në vazhdim; dhe sjelljen e disa liderëve që të takohen me Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, herën e fundit në vitin 2019.

Në vitin 2009, Shirley Cloyes DioGuardi botoi “Shpalosja e krizës në Luginën e Preshevës”, ku e sjellë vëmendjen lidhur me arrestimin, torturimin dhe burgosjen e dhjetë burrave shqiptarë më 26 dhjetor 2008 në Luginën e Preshevës me pretendim (por të rrejshëm) të krimeve të luftës të kryera në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. Lidhja Qytetare e filloi një përpjekje që të arrijë lirimin e tyre nga burgu e cila zgjati një vjet dhe nuk pati sukses.

Sinqerisht,

Shirley Cloyes DioGuardi Joseph J. DioGuardi
Keshilltare per Ceshtje te Ballkanit President