Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev jep dorëheqje

Shpërndaje

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev, pas tre viteve në krye të institucionit dha dorëheqje.

Qeveria në mbledhjen e sotme duhet ta pranojë apo ta refuzojë kërkesën e tij. Donçev për ‘A1on’ thotë se ka pasur ndërmend ta bëjë edhe më herët, dbe në pyetjen se pse jep dorëheqje në mes të pandemisë ai tha “dalim nga pandemia”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E kisha ndërmend të jap dorëheqje edhe më herët. Po dalim nga pandemia. Një anëtar i afërt i familjes time ka probleme me shëndetin, dhe kjo është një ndër arsyet pse jap dorëheqje, përkatësisht vendimin që e mora është për arsye familjare dhe shëndetësore. E kam thënë se këtë veprim e kam pas ndërmend ta bëj edhe më herët, dhe nuk e di nëse ka kaluar vendimi në Qeveri”, tha Donçev.

Donçev u emërua drejtor i FSHS-së në gusht të vitit 2017. Më herët ishte bartës i njësisë zgjedhore 1 i OBRM-PDUKM-së ndërsa në biografinë e tij thuhet se ka qenë edhe Sekretar i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, por edhe drejtor në ‘Telekom’.