Dy bomba molotov drejt Parlamentit në Tiranë, njëra shpërthen në oborrin e xhamisë së Namazgjasë

Shpërndaje

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 22.30 në oborrin e xhamisë së Namazgjasë, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një shisheje molotov, ndërkohë një tjetër ndodhej në tokë e paplasur, përballë Parlamentit.

Forcat zjarrfikëse kanë rrethuar perimetrin dhe po sigurohen për asgjësimin e saj, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Sipas policisë kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë parë tym në afërsi të xhamisë.