Dy qytete të mëdha në Shqipëri dalin nga harta COVID, të gjithë të shëruar

Shpërndaje

Dy qytete të mëdha, si Durrësi dhe Vlora kanë dalë nga harta e COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, këto qytete nuk ka më të sëmurë me koronavirus.

Ndërsa dje u raportua se Korça, një tjetër qytet i madh i vendit nuk kishte asnjë të sëmurë aktiv me virusin e rrezikshëm.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 9 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 782 numrin e të prekurve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Tiranë 100, Shkodër 24, Krujë 93, Durrës 0, Fier 1, Kurbin 27, Korçë 1, Elbasan 2, Kukës 8, Lezhë 1, Has 0, Kavajë 0, Lushnje 1, Vlorë 0, Pukë 0, Mirditë 2, Rrogozhinë 0, Tropojë 0, Berat 2, Mallakastër 0, Mat 1.