Edhe deputeti i NISMA-s thyen rregullat, iftar me bashkëluftëtarët

Shpërndaje

Vazhdimisht po bëhet thirrje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që të mos ketë organizime për të parandaluar përhapjen e pandemisë korona.

Mirëpo, kjo gjë po shpërfillet vazhdimisht lere nga qytetarët, por edhe nga deptetetë dhe zyrtarë të partive të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Një prej ligjvënësve që nuk po respekton rekomandimet është deputeti i NISMA-a Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili ka qenë në një iftar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Kleçkë të Malishevës, bashkë me një grup bashkëluftëtarësh.

Për këtë iftar me bashkëluftëtarët ka lajmëruar vet Shala në Facebook.

“Iftar me bashkëluftëtarët në Kleqkë, në Odën e UÇK-së”, ka shkruar Sadri Shala, në rrjetin social Facebook, postimin e të cilit e ka shpërndarë edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.