Eksperti “lëshon bombën”: Në Kosovë po bëhet grusht shteti!

Shpërndaje

Eksperti juridik, i përfshirë prej kohësh në Kosovë, Andrea Lorenzo Capussela, deklaroi se në vend po bëhet grusht shtet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që I hapi rrugën formimit të Qeverisë Hoti.

Në një postim në Facebook, Capussela ka thënë se ky vendim nuk ka logjikë. “Kosovë: Ky është grusht shtet me maskim të shëmtuar ligjor.

Është po ashtu puç i ngutshëm, sepse ky aktgjykim i pajustifikueshëm fiton vetëm disa javë: dihet që mund të mposhtet. Unë ashtu shpresoj”, ka shkruar ai.

Të enjten Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e bëri të qartë se nuk e pranon këtë vendim.