Është zbuluar një kafkë njeriu në fshatin Çajlan të Sarajit

Shpërndaje

Nëpunës policor nga SPB Shkup dje rreth orës 19 gjatë gjatë ecjes në në vendin e quajtur “Osoj” në afërsi të fshatit Çajlan, afër shkëmbit në guroren që gjendet në rrugën drejtë rezervatit “Jasen” , ka zbuluar një kafkë njeriu.

Siç kumtoi MPB sot ekip i ekspertizës nga SPB Shkup, në praninë e prokurorit publik dhe mjekëve nga Instituti për mjekësi ligjore dhe kriminalistikë, është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi është nxjerrë nga toka dhe është dërguar për autopsi.