Fondacioni i Elvis Naçit merr përsipër rastin e 19 vjeçarit me leukemi akute

Shpërndaje

Ilir Behluli, para 2 javësh është diagnostifiku me sëmundjen “leukemi akute”, djali i vetëm, djalë hastreti. Ai është djali i vteranit të luftës, Shefki Behluli nga Gjilani.

“Kur ishte koha për ndihmën tonë gjatë viteve 1998-1999, baba i Ilirit, Shefkiu, ishte pranë nesh, një ish ushtarë i UCK-së. Pra, sot, Shefkiut i duhet ndihma jonë për djalin e tij t’vetëm, kësaj familje shembullore t’ia kthejmë buzëqeshjen, aq sa keni mundësi. Ta ndihmojmë njani tjetrin!

Nëse nuk ke mundësi, s’paku shpërndaje, ndoshta ndonjë familjar apo shok i juaji ndihmon!

Bashkë ia dalim!

Shërim t’shpejtë Ilir!”, thuhet në apelin që e kanë shpërndarë shumë ish veteranë të luftës.

Sot në një postim në facebook ka reagu menjëherë Elvis Naçi:

Fondacioni Firdeus merr persiper rastin e Ilir behlulit i cili eshte i semure me leucemi akute mbas bisedes qe patem me Babin e Ilirit, lusim Zotin ta sheroje Ilirin dhe Familjareve ti jape durim. Amin.

Për rastin e Ilirit ka ndihmuar edhe Labinot Tahiri: