Foshnja shtetase zvicerane sëmuret në Shkup, Zvicrra dërgon aeroplan special, transferohet në Cyrih! (Foto)

Shpërndaje

Një foshnje vetëm 10 muajëshe të dielën eshte sjellur në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, në gjendje të rëndë shëndetësore. Foshnja ka pasur gërçe dhe temperaturë të lartë dhe është konstatuar me virus Covid 19, raporton NovaTv.

Meqë foshnja është shtetase zvicerane, janë alarmuar autoritetet e atjeshme Shëndetësore dhe është dërguar avion special për transferim në spitalin e Cyrihit.

Aeroplani që ka arritur nga Zvicra ka qenë i pajisur si mini spital, për të mundësuar transferin e saj në spitalin e Cyrihut ku edhe gjendet tani.

“Ky është rasti i parë në Maqedoni që virusi Covid 19 të shkaktojë komplikime të rënda tek një fëmijë”, ka deklaruar mjekja Aspazija Sofijanova, e cila i ka informuar edhe prindët e foshnjes në Zvicër.

Në një moment gjendja është përkeqësuar aq shumë sa që është ndërpre frymëmarrja e fëmijës dhe mjekët janë detyruar ta kyçin në frymëmarrje mekanike.

Mjekja Natasha Najdanovska Alulovska ka deklaruar se përveç foshnjes pozitive me Covid 19 ka rezultuar edhe gjyshja e saj.