Fshirja e trashëgimisë kulturale dhe identitare shqiptare..!

Shpërndaje

Shkruan: Nijazi Muhamedi

Qeveria e Spasovskit dhe e Nastradinit të Strumicës, Zaevit, coronavirusin e kanë kuptuar me tamam si luftë, jo luftë me coronavirusin, po luftë me rrojtjen shqiptare në Maqedoni që i vjen si luftë-pushtim, luftë fshirje të trashëgimisë shqiptare, luftë si gjunjëzim të shqiptarëve, duke fshirë gjurmët historike shqiptare, duke fshirë edhe të tashmen dhe të ardhmen tonë ekonomike, rrojtjen tonë..!

Kjo fshirja e këtyre ditëve është fshirja e radhës që po ndodh nga ana e kësaj qeverie pas fshirjes së përdorimit të gjuhës në komunikimin publik të qeverisë dhe në aktet e saj “me fuqi ligjore” dhe pas ndëshkimit me 3 mijë euro të qytetarëve që kanë kërkuar të drejtën e bashkëpërdorimit të “gjuhës së tyre zyrtare”, pas fshirjes së tabelave dygjuhëshe në Strumicën e tij dhe rrotull saj..!