Grubi: BDl nuk do të pranojë zgjedhje pas 5 korrikut (Video)

Shpërndaje

Sekretari organizativ i BDl-së, Artan Grubi ka theksuar për Kanal5 se 5 korriku është kompromisi i fundit që duhet të jetë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas tij, BDl nuk do të pranojë datë tjetër për më vonë, për shkak se vendi nuk duhet të ngelet në një situatë të tillë pa Kuvend dhe Qeveri të zgjedhur legjitime që do të dal nga zgjedhjet.
“Në dy takimet e liderëve, qëndrim ynë ishte shumë i qartë se zgjedhje mund të mbahen në cilëndo kohë, nëse e lejojnë kushtet e shëndetit publik, dhe në përputhje me kushtet që i parasheh KSHZ dhe monitorimi nga OSBE/ODIHR. Kryetari z.Ahmeti ka bërë qëndrim të qartë që zgjedhjet të mbahen në pjesën e parë të këtij viti, më së voni deri 5 korrik. Gjithçka që është pas 5 korrikut nuk do të jetë e pranueshme për ne, por besoj edhe për partitë e tjera politike, dhe për qytetarët. Sepse këtë e tregojnë edhe anketat, sepse gjatë verës qytetarët kanë obligime tjera dhe nuk duan të votojnë në pikun e verës.”, theksoi Grubi.

I pyetur se çka nëse VMRO-DPMNE mbetet pas qëndrimit të saj që zgjedhjet të mbahen në fund të gushtit, apo fillim shtatori, sekretari organizativ i BDl-së theksoi se në një situatë të tillë me pandeminë, duhet patjetër të arrihet kompromis.

“BDl fuqimisht angazhohet për kompromsi dhe koncensus dhe ju e dini se në të kaluarën shumë vendime nuk janë sjellë me koncesus. Kompromis është 5 korriku, andaj ne e kemi propozuar si datë që duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët. Shpresojmë se do të ketë kompromis dhe e shohim se ka një reflektim pozitiv edhe nga qytetarët. Sipas njohurive të mija, gati të gjitha partitë politike dakordohen që zgjedhjet të mbahen më 5 korrik. Ne jemi në një situate specifike pa Kuvend dhe Qeveri të dalur nga zgjedhjet. Andaj duhet të kemi institucione që duhet të jenë partnerë të aleatëve tanë, sepse ne jemi anëtare të NATO dhe fillojmë bisedime me BE. Do të duhet të formojmë Qeveri që do të kenë legjitimitetin nga populli dhe kredibilitetin për të sjellë vendime. “, theksoi Grubi.