Hapja e kafeterive, Taravari: Qeveria shantazhoi Gostivarin

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka thënë sonte se vendimi për mos-hapje të kafaterive në Gostivar, ka qenë edhe një shantazhë kalsik nga ana e qeverisë ndaj Gostivarit.

Ai tha se me ndryshimin e vendimit të cilin qeveria e ka sjellur vetë, ka dashur në Gostivar të bënë spektakël.

“Ditën e martë këkresa jonë iu drejtua Shtabit qendror të krizave për shkurtim të orës policore dhe për hapjen e kafaneve. Dje na erdhi përgjigja pozitive, që kafenetë të mund të hapen dhe të shesin kafe përmes sportelit. Por, në mbrëmje më redhi njoftim se qeveria përgatit spektakël që të dëmton biznest në Gostivar, me kamera e polici të futen në objekte”, tha kryetari Taravari.

I pari i Gostivarit sqaron më tej se si e ka menaxhhuar të gjithë situatën pasi njoftohet për keqpërdorim të vendimit nga vetë qeveria.

“Edhe pse kishte konkluzion qeveritarë, ne nuk lejuam që të hapen kafanetë. Pasditën e djeshme dolëm me njoftim dhe kërkuam që kafateritë të mos hapen. Ditët në vijim do të dalë edhe një herë me njoftim ku do ta bëjë të njohur vendimin e qeverisë me shkrim. Falenderojë pronarët e kafaterive që na respektuan dhe nuk i hapën lokalet e tyre. Kjo nuk ishte asgjë tjetër, vetëm edhe një shantaz nga qeveria për Gostivarin”, ketheksoi kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Ky sqarim nga Taravari u bë sonte në një komunikim të rregullt me qytetarët në Facebook, i cili vazhdon ende duke iu përgjigjurr pyetjeve që parashtrojnë qytetarët mbi situatën e fundit nga kriza me pandeminë nga Covid 19.