Haxhiu nënshkruan vendimin për themelimin e Institutit për Hulumtim të krimeve të luftës

Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për formim të Ekipit Punues për përgatitjen e analizës për themelim të Institutit për Hulumtim të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këtë njoftim, Haxhiu e bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se ky ekip do të bëj studim për themelim të mekanizmit pëe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Sot, nënshkrova Vendimin për formimin e Ekipit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky ekip do të bëj një analizë/studim të argumentuar për themelimin e mekanizmit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe do të identifikoj praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyroj elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”, shkruan Haxhiu.