Hoxhë Ekrem Avdiu: Falja e Bajramit veprim ceremonial, falja e namazit të Sabahut shumë më e vlefshme

Shpërndaje

Hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu, ka folur për vlerën e festës së Bajramit dhe situatën e pandemisë.

Në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, hoxhë Ekremi ka thënë se falja e Bajramit është veprim ceremonial dhe për nga pesha juridike nuk krahasohet me obligimet tjera ditore që ka një mysliman.

“Falja e Bajramit për nga pesha juridike është shumë më e ulët se falja e namazit të Sabahut”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Imami nga Mitrovica megjithatë ka thënë se ndaj besimtarëve myslimanë është dashur të jepen më shumë shpjegime pse ka ndodhur që xhamitë të mbesin të mbyllura edhe për këtë fund të Ramazanit dhe për Bajram.

“Mbyllja e xhamive emocionalisht na ka prekur shumë. Por nëse lëmë anën emocionale dhe e shohim arsyet pse ka ndodhur ky veprim, mendoj se një falje në hapësira të mbyllura apo të hapura paraqet rrezik për shëndetin, ja vlen ta sakrifikojmë një falje të Bajramit e cila mbi të gjitha është ceremoni”, tha ndër të tjera Ekrem Avdiu./Telegrafi/