I kishim parë të gjitha, por jo zënkat epike të Besit dhe Xhensilës në karantinë

Shpërndaje

Nëse menduat se karantina e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt po shkon vaj, e keni gabim! Si të gjitha çiftet e tjera edhe Xhensila me Besin kanë momentet e tyre me njëri-tjetrin, mirëpo kjo është hera e parë që shohim një “zënkë” publike të dyshes. Në fakt, zënka nis në garderobë dhe i gjithë sherri bëhet për shkak të rrobave.

Mesa duket, Xhensilës i pëlqejnë shumë rrobat e Besit dhe herë pas here i merr ndonjë bluzë, ndonjë palë çorape… Duke e bërë Besin t’i kërkojë për ditë të tëra në dollap. I acaruar nga ky veprim, aktori e quan partneren “hajdute” që madje po e lë edhe pa të brendshme. Si macja me miun, ata i tërheqin rrobat njëri-tjetrit dhe video epike nuk duhet humbur! Kush gjen veten tek dyshja?

Kliko VIDEO