Ish-agjenti i SHIK-ut përmend emrat e atyre që tradhtuan “Grupin e Kumanovës”

Shpërndaje

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për 5 vjetorin e vr*asjes dhe tradhtisë që iu bë “Grupit të Kumanovës”.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se ky grup u tradhtua.

Ai thotë se ata u thirrën në Maqedoni kinse që tu ndihmojnë popullatës shqiptare atje, e në anën tjetër u bënë kurth dhe i vr*anë.

Kurthi i çeltikë siç e quan Miftari, u bë nga Nikolla Gruevski, Jankullovskes, Mijalkovit si dhe u tradhtuan nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.

Më poshtë postimi i Miftari:

Mos ti harrojm djemt tan luftarët e trojeve tona

I kishin thirr vetëm ti vri*snin si shumë luftëtar të tjerë, kinse për ndihmë popullatës shqiptare në Maqedoni, por ajo ishte një tradhti, një kurthë e çeliktë ishte ngritur, që pushteti pro ruso-serb i Nikolla Gruevskit, Jankullovskes, Mijalkovit ta fitonin edhe për dekada pushtetin dhe ta jetësonin gazsjellësin rus në Ballkan.

Por, ushtarët e UÇK-së nuk lejuan të befasohen e të vr*iten në gjumë e në prita, siç u vr*anë, komandant Teli, komandant Kushtrimi (Harun Aliu) apo si dëshmorët e Brodecit…. këta luftëtar të UÇK- edhe pse pa armë dhe municione luftuan tri ditë vetë, disa dhjetëra luftuan kundër mijëra vetave të njësive komando të ushtrisë dhe policisë maqedonase, e cila kishte kërkuar ndihmë dhe përforcime dhe logjistikë teknike nga shteti serb, si municione, dron ushtarak dhe njerëz të sigurimit Serb.

Dhjetë ushtarë tanë u vr*anë, disa u pushkatuan pa gjygj nga shteti fashist Maqedon pas dorëzimit dhe fjalës të Ali Ahmeti dhe Artan Grubit, që ju dhanë luftëtarëve se dorëzimi do të bëhet nëpërmjet OSBE-së, çka ishte tradhtia e dytë.

Sot këta luftëtar shumica janë të dënuar me burgim të përjetshëm në proces gjyqësor, policia e cila së bashku me gjykatën do ta dënonte edhe Nënën Terezë si terroriste shqiptare pa u rigjykuar këta luftëtar tanë nga fillimi në një rigjykim fer dhe neutral, ku çdo gjykatë neutrale do ti lironte nga akuzat e terrorizmit pasi këta vetëm kishin mbrojtur jetën e tyre nga vr*asja, nuk kishin sulmuar askend kurrë nuk dot ketë paqe dhe as stabilitet në Maqedoni./BotaSot/

Burimi i lajmit: https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1290277/ish-agjenti-i-shik-ut-permend-emrat-e-atyre-qe-tradhtuan-grupin-e-kumanoves/?fbclid=IwAR38cs1HZjzV3Oe1p9P-hDN7s5icbyLnDB4TlHqhWMhEIaEWwX2es2PTbs8