Izolohet Albin Kurti, ka pasur kontakt me një zyrtar të prekur me Covid-19

Shpërndaje

Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti është vetizoluar pasi që ka pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE). Ky i fundit ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.

“Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”- ka shkruar Kurti.

Deri më tani në Kosovë me koronavirus janë prekur 884 persona prej tyre 655 janë shëruar dhe 28 kanë vdekur.