Kasami: “Të respektojmë REKOMANDIMET”

Shpërndaje

Sot së bashku me kandidatët për deputet të njësisë zgjedhore numër 6 të koalicionit “MUNDEMI”, realizuam takim kordinativ ku u diskutua për situatën politike si dhe për pandeminë Covid-19 dhe për masat që duhet të merren për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus. Pas takimit kordinativ, u mbajt edhe pres konferencë para mediumeve, bashkarisht me Fanica Nikollovska, ku edhe njëherë përsëritëm se vendit i duhen zgjedhje sa me shpejt që është e mundur, sepse vendit i duhen institucione kredibile, parlament funskional dhe qeveri politike me mandat të plotë. Edhe përskaj gjithë kësaj situate të krijuar nga pandemia, në mënyrë simbolike, me kandidat për deputet, shpërndam maska mbrojtëse për qytetarët e Tetovës.

Për ne, në radhë të parë është shëndeti i qytetarëve, por duhet lënë anash çdo kalkulim politik apo inat politik dhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të arrihet me konsesus të gjërë politik.

#TërespektojmëREKOMANDIMET
#MUNDEMI