Këshilli i Sigurimit nesër vendos për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni

Shpërndaje

Nesër në mesditë, Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë seancë në kabinetin e Presidentit, në të cilën do të vendoset për zgjatjen e mundshme të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Në seancë, përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të jetë i pranishëm me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski”, njoftojnë nga kabineti i Presidentit.

Pas seancës, Presidenti Stevo Pendarovski jap deklaratë për publikun.

Nga Kabineti shtojnë se në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19, deklarata e Presidentit Pendarovski do të realizohet në hapësira të hapur.