Kisha Ortodokse Maqedonase në Strugë nuk përfill masat kundër koronavirusit (Video)

Shpërndaje

As respektimi i distancës prej dy metrave, as maska në fytyrë apo ndonjë faculetë, ashtu siç janë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, mund të shihen në liturgjinë e sotme, e cila është mbajtur në një Manastir në Strugë.

Madje në faqen e “Manastirit Bigorski” e tërë liturgjia është transmetuar live. Po ashtu edhe gjatë festës së Pashkëve u vërejtën të njëjta veprime.

Edhe pse atëherë arsyetimet ishin se bëhet fjalë vetëm për persona kishtar, ndërsa sot një gjë e tillë nuk mund të thuhet ngase nga pamjet mund të vërehen qytetarë të thjeshtë të cilët kanë ardhur për liturgjinë.