Kohë Koronavirus/ Vajzat tërbojnë Rusinë, gjysmë të zhve.shura në motor (Video)

Shpërndaje

Policia ruse gjobiti dy motoristë, të cilët kishin thyer rregullat e vetizolimit. Në motor bashkë me ta ishin edhe dy vajza, të cilat për të festuar nisjen e sezonit veror kishin dalë vetëm me tanga. Sipas tyre kjo është një formë për të përshëndetur të gjithë njerëzit që janë të pasionuar pas motorit.

Ky spektakël i të katërve u filmua nga qytetarë të tjerë në qytetin e Çeboksarit dhe u shpërnda në rrjetet sociale. Në video dëgjohet njëra nga vajzat që thotë se kishin dalë për t’u relaksuar pas koronavirusit.

Pasi agjentët panë videon, ata vepruan dhe ndaluan dy motoristët të ciët u gjobitën. Pakënaqësi pati nga vajzat, që u thanë se kishin respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Nastya Ivanova, 25 vjeçe me profesion trajnere fituesi, tha se nuk e priste të tillë reagim, ndërsa videoja u transmetua edhe në televizionin shtetërore. Kurse shoqja e saj, Olesia, menaxhere e shitjes së makinave zbuloi se kjo ishte hera e parë që të dyja bënin xhiro me motor. Vajzat rrezikojnë që të ndëshkohen për sjellje minore huligane.

Burimi i Lajmit KËTU