Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim ambasadorin gjerman z. Christian Heldt

Shpërndaje

Sot, në zyrën e tij, Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.

Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.

Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare.

Lajmi: https://kryeministri-ks.net/kryeministri-ne-detyre-kurti-priti-ne-takim-ambasadorin-gjerman-z-christian-heldt/