KSHZ-ja ka kërkuar përgjigje shtesë për masat për zgjedhje nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse

Shpërndaje

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot kanë marrë pjesë një një pjesë të takimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në të cilin i kanë paraqitur mendimet e tyre dhe kanë parashtruar pyetje shtesë lidhur me protokollet për zgjedhjet.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se në ditët e ardhshme Komisioni do të përgjigjet në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, ndërsa gjithashtu tha se ata, gjegjësisht shteti, do të mund të përgjigjet në nevojën për materiale mbrojtëse për zgjedhjet duke pasur parasysh se bëhet fjalë për numër të madh.

“Lidhur me materialet mbrojtëse po, në të vërtetë kemi numër të madh ashtu që për një pjesë të nevojave mund të përgjigjemi. Në mëngjesin e sotëm në një pjesë të takimit, të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zfjedhjeve (KSHZ). Në bazë të këtij protokolli që Komisioni e ka dhënë kanë pasur pyetje shtesë, diçka shtesë që nuk ishte paraparë dhe gjatë ditëve në vijim Komisioni do t’u përgjigjet”, deklaroi Filipçe, i cili sot së bashku me kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov ishte për vizitë në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”