Kur policia e Shqipërisë kishte arrestuar Haradinajn dhe Lladrovcët, për t’ia dorëzuar policisë serbe

Shpërndaje

Një histori të padëgjuar dhe aspak të hijshme për policinë shqiptare ka treguar Rafet Rama, i pla*gosur në ditën kur, para dy dekadash, u vr*a Luan Haradinaj.

Rama duke treguar historinë e asaj nate të 6 majit 1997 kur një grup luftetarësh kosovarë në krye me Luan Haradinajn, po hynin nga Shqipëria në Kosovë, ka nxjerë në dritë një ngjarje që pak kush e ka ditur deri tash.

Si mysafir në Frontal të T7, Rama ka traguar se pas vr*asjes së Luanit, grupi i luftetarëve janë kthyer sërish në territorin e Shqipërisë por në atë rast janë arrestuar nga policia shqiptare.

Për më tepër organet e rendit kanë dashur që heronjtë e Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe Ramush Haradinajn, pas arrestimit t’i dorëzojnë tek policia serbe. Mirëpo, siç ka rrëfyer Rama, kanë qenë banorët e fshatrave ata që nuk kanë lejuar dorëzimin e Ramushit, Xhevës dhe Fehmiut.

“Është e dhimbshme, po të mos ishin fshatarët në atë kohë, Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën, pushteti i asaj kohe kishte vendosur t’i kthente në Kosovë. Ky është realiteti”, ka thënë Rama.

Megjithatë banorët e fshatrave përreth kanë rrethuar komisariatin dhe kanë pamundësuar planin e policisë shqiptare.

“Popullata është çuar edhe e kanë rrethuar komisariatin e policisë dhe atëherë i kanë liruar, kanë lejuar edhe ta varrosin Luanin dhe kanë ardhur të më shohin mua në spital”, ka thënë Rama./Gazeta Express/