Kurti bën homazhe te varrezat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit

Shpërndaje

Sot, Kryeministri në detyrë i vendit, z.Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit, në nderim të të rënëve në këto fshatra gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kryeministrin në detyrë e shoqëroi këshilltarja e tij Furtuna Sheremeti, e cila në portofolin e saj e ka edhe çështjen e kr*imeve të kryera gjatë luftës. Kr*ime të tmerrshme u kryen në këto fshatra 21 vjet më parë, duke lënë të vr*arë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan. Gjatë muajit maj në të gjitha këto fshatra, plaçkiteshin, ndaheshin burrat nga gratë, kryhej push*katimi dhe digjeshin shtëpitë me kuf*oma brenda.

Për disa prej këtyre vr*asjeve u iniciua gjykimi në Beograd si rezultat i kallëzimit penal të bërë nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili i përfaqëson vik*timat në Beograd. Aktakuza ishte ngritur qysh në vitin 2010, ndërsa në shkurt të vitit 2014 me Aktgjykim të shkallës së parë tre persona u dë*nuan me nga 20 vjet bur*gim, një me 15 vjet, një me 12 vjet, një me 10 vjet, një me pesë vjet, dy me nga dy vjet bur*gim, ndërsa ndaj dy personave u tërhoqën akuzat.

Por, në shkurt të vitit 2015 Departamenti për Kr*ime Lufte i Gjykatës së Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe ktheu lëndën në rigjykim. Qysh prej asaj dite, gjykimi është akoma duke vazhduar. Qysh prej asaj dite, s’ka asnjë rezultat konkret. Përkundër faktit që për momentin janë 11 të akuzuar e janë dëgjuar 116 dëshmitarë në këtë rast, akoma sot, në vitin 2020, nuk ka asnjë të dë*nuar me Aktgjykim përfundimtar. Vik*timat meritojnë të pushojnë në paqe, duke u dë*nuar kr*iminelët për vr*asjet e shumta të tyre.

Lajmi: https://kryeministri-ks.net/perkujtohen-masakrat-e-qyshkut-pavlanit-zahaqit-dhe-llabjanit/