Kurti: E kuptojmë nevojën për protestë por nuk inkurajojmë grumbullimin dhe tubimin e njerëzve

Shpërndaje

Pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë ku u raportua për 100 ditët e punës së Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.Kurti ka thënë se janë në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për protesta Kurti ka thënë se kuptohet nevoja e qytetarëve për të protestuar. Mirëpo ai ju ka bërë thirrje qytetarëve të i respektojnë masat.“Menaxhim i deritanishëm ka qenë shembullor dhe zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë ju bëjë thirrje që mos ta shpallin fitoren. Vlora Haxhimehmeti është sekretare ajo dinë më së miri dhe të përgjigjet ajo ne si qeveri jemi në detyrë dhe jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk i inkurajojmë tubimet e turbumbullimet por ne kërkojmë të respektohen të gjitha masat e duhura dhe e kuptojmë nevojën e një pranvere arabe për të protestuar dhe në këtë aspekt është e jona që të bëjmë thirrje qe qytetarët të jenë aktiv por duke i respektuar patjetër masat e distancës fizike dhe të orarit prej 180 min në ditë”, tha ai.Ai prezantoi me këtë rast he prezantoi disa nga vendimet e marra nga Qeveria në 100 ditë qeverisje.“Nga ulja e pagave për qeveritarët e deri të shkarkimi i bordeve. Nga ndalja e gjakderdhjes financiare përmes asfaltit të shtrenjtë, nga fillimi i vetingut për drejtësi, nga menaxhimi shembullor i pandemisë Codi-19, nga pushimi i ambasadorëve politik , nga fillimi i reciproctetit me Serbinë dhe donacioni për Preshevën,Medvegjën dhe Bujanovcin dhe pra këto i kemi prezantuar sot të 100 ditëshit të parë të kësaj qeverie.”Ai ka folur edhe për 10 milionët e ndarë për veri.“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë falje të pagesave dhe ne jemi në bisedime që mbledhja e mjeteve nga faturat pa dallim rajoni të jetë në mënyrë rë barabartë, tha Kurti.