Kurti: Infermierët sakrifikuan shëndetin e tyre për të shpëtuar jetët tona

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ka thënë se infermierët janë ata të cilët kanë lënë shtëpitë dhe familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish. Kurti, në një postim në facebook, ka vlerësuar punën e infermierëve duke thënë se po bëhen 1.500 orë që prej momentit të parë që filluan me luftën kundër koronavirusit, transmeton ALBAZONE MEDIA.

“Në ditën ndërkombëtare të infermierëve dua t’i falënderoj të gjithë këta. Janë mijëra të tillë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona.Ju jemi falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ata që janë prekur nga ky virus e kanë të qartë se sa të domosdoshëm jeni, kurse ne të tjerët lutemi e po punojmë që të mos ju nxjerrim më shumë punë. Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Kurti.