Kurti kërkon dekreti për Qeverinë i Thaçit të shpallet si jokushtetues

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës në largim Albin Kurti kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që ta shpallë si jokushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatar për përbërjen e qeverisë së re.

Kurti deri te Gjykata Kushtetuese ka dorëzuar mendim, në të cilin, mes tjerash, është kërkuar që dekreti i Thaçit të shpallet si jokushtetues dhe në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, informoi mbrëmë RTK-ja.

Dje, gjatë ditës, mendim deri te Gjykata Kushtetuese dërguan edhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani dhe grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese solli vendim që përkohësisht, deri më 29 maj, ta suspendojë dekretin e Thaçit me të cilin ia beson mandatin për përbërjen e qeverisë së Abdulla Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e dytë e plasuar në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar.