Kurti: Kushtetuesja të interpretojë dekretin, e jo të vendos norma të reja

Shpërndaje

Derisa kanë mbetur edhe tri ditë kohë prej kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim për kushtetutshmërinë e dekretit për mandatarin, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti vazhdon të insistojë se Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë vetëm interpretim të tij, e jo të vendos norma të reja Kushtetuese.

I pyetur për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, ku e cilëson atë si uzurpator të Zyrës së Kryeministrit, Kurti tha se i pari i shtetit dëshirat e tij, po i përshkruan si fakte. E të cilat sipas tij nuk qëndrojnë.