Kurti: Ne shikojmë kah Bashkimi Evropian, ajo duhet të kujdeset për ne

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar 70 vjetorin e Evropës, duke thënë se BE-ja u ndërtua përmes betejës kundër fashizmit, transmeton Klan Kosova.

“Ndërsa shënojmë këtë ditë, le të kujtojmë se paqja nuk është thjesht mungesa e konfliktit të dhunshëm, por prania aktive e drejtësisë së vërtetë. Një paqe e drejtë me një shtet të mirëqenies që funksionon për të gjithë pa marrë parasysh kombësinë, fenë dhe gjininë”.

“Ne shikojmë kah Bashkimi Evropian. BE-ja duhet të kujdeset për ne. Ballkani Perëndimor dhe BE-ja janë ekonomikisht dhe gjeopolitikisht, historikisht dhe kulturalisht, shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin. Progresi Evropian varet nga të kuptuarit e kësaj”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.