Kurti respekton orën e daljes, shfrytëzon kohën për pazar! (Foto)

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ditë pushimi, ka respektuar masat e vendosura nga qeveria e tij, duke respektuar kështu edhe orën e daljes.Ai në Intsagram ka shpërndarë disa fotografi ku shihet duke e bërë pazarin ditor.

Shkrimi i plotë:

Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre.

FOTO INSTAGRAM ALBIN KURTI: KËTU