Kurti takon ambasadorët e QUINT-it, ata kërkojnë stabilitet dhe demokraci në Kosovë

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët shprehën nevojën për stabilitet dhe demokraci në vend.

Së pari, Kurti i njoftoi ata mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave. Këto vendime, sipas Kurtit, kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia.

Palët në takim diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë, në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasadorët shprehën nevojën për stabilitet dhe demokraci në vend”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të Qeverisë së Kosovës.

Lajmi: https://kryeministri-ks.net/kryeministri-ne-detyre-albin-kurti-priti-ne-takim-ambasadoret-e-shteteve-te-quint-it-dhe-be-se/