Largohet tabela në hyrje të Klinikës Universitare “Nënë Tereza”, reagon ish ministri i shëndetësisë, Arben Taravari (Foto)

Shpërndaje

Pas largimit të tabelës në hyrje të Klinikës Universitare “Nënë Tereza” në Shkup reagon ish ministri i shëndetësisë, Dr.Arben Taravari, i cili tash udhëheq me Gostivarin si kryetar i komunës, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Ecja e kohës para supozon të sjellë edhe zhvillimin e çdo gjëje në përgjithësi, po ky nuk është rasti në Maqedoni.

Në kohën kur ministria e Shëndetësisë drejtohej nga ASH-ja, në hyrje të Qendrës Klinike të Shkupit vendosëm një tabelë ku për herë të parë në historinë e vendit, shkruhej edhe në gjuhën shqipe emri i godinës (të mendoni që këtë gjë e bëmë në një kohë që ende nuk ishte miratuar ligji për përdorimin e gjuhës shqipe).

Kurse sot si e vëreni tabela është larguar fare nga vendi…si për të treguar se cilët janë rregullat e rinj…se sa prapa kemi shkuar në kohë!