LSDM: Mickoski nuk do të ketë sukses të krijojë krizë, zgjedhje do të ketë më 21 qershor

Shpërndaje

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë akuzon liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski po përpiqet të futë vendin në krizë politike, informon Zhurnal.

Siç shprehen nga LSDM, Mickoski është igatshëm të flijojë shëndetin e qytetarëve, të sabotojë zhvillimin e ekonomisë, të lë shtetin pa sistem shëndetësor në kohë të krizës, vetëm sepse po ikë nga vullneti i qytetarëve.

“Mickoski është i vetëdijshëm për sjelljen e tij të papjekur dhe të papërgjegjshme si në kohën e krizës përshkak korona virusit, ashtu edhe në tre vitet e fundit dhe për këtë frikësohet nga përballja direkte me qytetarët”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se Mickoski vetëm mund të zgjedhë nëse do të ketë fushatë zgjedhore apo jo, ndërsa partia e tij medoemos do të gjendet në fletëvotime.

“LSDM është parti përgjegjëse, ashtu si deri sot, jep shansë të konsensusit për çështje të rëndësishme, por nëse nuk ka marrëveshje dhe nëse vazhdon papjekuria dhe papërgjegjësia e Mickoskit, atëherë zgjedhjet do të mbahen më 21 qershor, 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 30 maj, në rast se nuk vazhdohet”, shtojnë nga LSDM.

NGa LSDM konsiderojnë se zgjedhjet duhet të mbahen para se gjithash për shëndetin e qytetarëve, për ekonominë e re për të cilën po përgatitemi, dhe institucioneve të cilat duhet t’i shërbejnë qytetarëve në këtë shtet, kumtojnë nga LSDM.