LSDM: Shtetit i duhen institucione funksionale, nevojiten zgjedhje menjëherë pas dobësimit të virusit

Shpërndaje

LSDM e di se nuk ka prioritet më të rëndësishëm se shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe për këtë qëndrimi ynë është se zgjedhjet parlamentare duhet të realizohen në momentin e parë kur do ta fitojmë epideminë. Të përballur me faktin se epidemiologët shkencërisht diskutojnë se ka mundësi që përsëri të paraqitet virusi, ndërsa pastaj përsëri të ketë numër të madh të të infektuarve, nevojitet që të shfrytëzohet mundësia e parë pas dobësimit të krizës shëndetësore sepse kjo është përgjegjësi para qytetarëve.

Si parti serioze, LSDM nuk do t’i lë qytetarët në pasiguri dhe me arsyetimin se kemi krizë shëndetësore dhe ekonomike, të ikë nga zgjedhjet. Përkundrazi, kemi qëllim serioz që gjatë qershorit, nëse punonjësit shëndetësorë dhe ekspertët japin leje, të organizojmë zgjedhje të cilat janë të nevojshme për shtetin dhe qytetarët.

Shteti nuk guxon të hyjë në krizë të plotë kushtetuese. Afatet komplete për mandatin aktual të deputetëve skadojnë më 11 dhjetor dhe pastaj vijon krizë e cila nuk është përpunuar në Kushtetutë.

Prej atje, duke i pasur parasysh të gjitha informacionet dhe argumentet për krizën shëndetësore, LSDM vlerëson se gjatë lehtësimit të parë nga virusi korona nevojitet që të organizohen zgjedhje. Ekzistojnë shembuj në rajon dhe në Evropë ku partitë politike tashmë caktojnë data për zgjedhje gjatë qershorit. Për dallim të shteteve të tjera ne kemi shkaqe plotësuese që të shkojmë në zgjedhje, nuk kemi parlament dhe nuk kemi Qeveri politike, por vetëm teknike. LSDM-ja bën thirrje që procesi zgjedhor, kur të krijohen kushte, të vazhdojë atje ku ka mbetur. Partitë kanë dorëzuar lista me kandidatë për deputetë, ndërsa kanë përfunduar edhe procedura të tjera.

Për këtë LSDM iu bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të mos e vendosin shtetin në rrezik dhe të shkaktojnë krizë plotësuese kushtetuese, por të shfaqin përgjegjësi dhe ta pranojnë afatin e parë të mundshëm për zgjedhje, i cili sipas gjitha gjasave do të ishte kah mesi i qershorit.

Krahas rrezikut nga valë e re e krizës shëndetësore, zgjedhjet janë të nevojshme edhe për shkak të situatës ekonomike. Sa më shpejtë që shteti të ketë qeveri të zgjedhur legjitime aq pasojat ekonomike do të jenë më të vogla. Me zgjedhje në qershor bëhen përpjekje që kriza ekonomike të kapërcehet në periudhë sa më të shkurtër.

Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së