Lutfi Haziri zbulon kërkesën e Serbisë për territor dhe kufijtë e ri të Kosovës

Shpërndaje

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Serbia po dëshiron të ketë një marrëveshje ku përfshihen territoret pasi asaj i konvenon një marrëveshje e tillë.

“Serbia ka një lloj kontrolli prej Ibrit e lartë. Po dëshiron të ketë marrëveshje të lumenjëe e jo të kufive. Serbia de fakto kontroll pjesërisht veriun dhe futja në biseda për territore do të sjellë kontrollin e saj edhe në pjesën juglindore të Kosovës. Serbia po dëshiron të zbresë prej Karadakut në Moravë”, thotë Haziri.

Haziri po ashtu thotë se marrëveshja nuk do të përmbyllet pa konsensus të partive dhe po ashtu se SHBA’ja është angazhuar maksimalisht në dialog.

“Tre të dërguar SHBA’ja i ka pasur në bisedime vetëm në kohën e luftës. Tani ëprsëri i ka tre. Ambasadori Kosnett, Matheëë Palmer dhe ambasadori Grenell”

“Gjithashtu, BE’ja është futur në dialog fuqishëm dhe marrëveshja mund të arrihet shpejt. Lajcaku nuk është anti-kosovar. Ai është shumë i njohur më zhvillimet në Ballkan. Borrelli është politikan i formatit të Javier Solanës. Nuk e ka të njëjtën fuqi por në format janë politikanë të njëjtë”, shton ai. /Express/