Mallkimi i politikanit mbetet konkurenca !

Shpërndaje

Shkruan: Valon Bela

Objektiv i pandërgjegjshëm i politikanit që dyshon tek vetja mbetet ‘të qenurit i pari’. Kështu, ai tenton t’iu imponohet rrethit të tij e që shpeshherë janë robër të tij. Këtu, në këtë rreth, edhe personalitetet më të çmuara zakonisht zhbëhen e eliminohen sepse me talentin e tyre mund ta rivalizonin ‘të parin’. Dhe kështu në sytë e të parit dhe robërve të tij, talenti i tyre paraqet rrezik. Prandaj edhe eliminohen lehtë.

Në sytë e këtyre politikanëve, duket se po ia dalin por është e kundërta. Ata vetëm se kanë shumëfishuar të zhgënjyerit dhe i kanë transformuar në kundërshtarë.

Nëse askush nuk e di se çfarë na sjell e ardhmja atëherë a nuk do ishte më mirë për politikanin të rrethohet nga njerëz të dijshëm dhe të fortë ?!

Prandaj shpesh, mes konkurentëve dhe servilëve, shumë politikanë zgjedhin këta të fundit …