Masat e reja lehtësuese, Rama tregon kur do të hapen berberët dhe dyqanet në qendrat tregtare

Shpërndaje

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar në Facebook disa fotografi ku shfaqen masat e tjera lehtësuese që do të fillojnë të zbatohen nga e hëna, si dhe hapjen e bizneseve që deri në këto momente kanë qëndruar të mbyllura.

Rama njoftoi se nga 11 maji në të gjithë Shqipërinë do të jetë e mundur të hapin dyert e dyqanit parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Lokalet do të fillojnë të hapen nga data 18 maj, por ato do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30 dhe do të përdorin vetëm pjesën e jashtme të tyre.

Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se të gjitha aktivitetet kulturore apo artistike do të vijojnë të jenë të ndaluara./A2 CNN