Më 12 maj vendoset për datën e zgjedhjeve

Shpërndaje

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, pret që në takimin e liderëve e caktuar për më 12 maj te presidenti Stevo Pendarovski, të bisedohet për masat dhe vendimet që janë ndërmarë për tu parandaluar kriza ekonomike dhe shëndetësore në vend. Ai pret që në këtë takim të tejkalohen interesat personale dhe partiake. Qëllimi kryesor siç u shpreh Spasovski është shteti dhe qytetarët dhe asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme se kjo.

Oliver Spasovski, kryeministër
“Vlerësoj se do të ketë përgjegjësi të mjaftueshme mes liderëve të partive politike të cilët do të marin pjesë në atë takim. Do të bisedojmë dhe unë uroj të miratojmë vendim më të mirë të mundshëm për të ardhmen e këtij shteti dhe të ardhmen e qytetarëve. Vlerësoj se vendimi i tillë duhet të sillet për shkak se parasegjithash na nevojiten për institucione funksionale të cilat do të mund të menaxhojnë me çdo sfidë të ardhëshme që janë para nesh dhe kjo duhet të jetë udhërëfyes për të gjithë ne”.

Për mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje të jashtëzakonshme më mirë është të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka vlerësuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski. Sipas tij datën e votimit duhet ta caktojë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ekspertët shëndetësor dhe partitë politike në takimin e radhës te presidenti Pendarovski. Duke u nisur nga rekomandimet e Komisionit të Venecias, Milloshovski thotë se zgjedhjet duhet të mbahen 60 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Antonio Milloshovski
“Vlerësoj se nëse përgjigjemi si parti politike do të kemi mendime dhe interpretime të ndryshme, prandaj sipas meje, për mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje të jashtëzakonshme më së miri është të respektohen rekomandimet e komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias, si trup profesionist i Këshillit të Evropës dhe organ që meret edhe me problematikën e zgjedhjeve, që ato të jenë fer dhe demokratike, vlerëson se më së paku 60 ditë nevojiten pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ajo është ashtu për tu organizuar zgjedhjet normale, fer dhe të mira”.

Takimi i liderëve të partive më të mëdha politike në vend, është caktuar për më 12 maj dhe do të mbahet në vilën presidenciale në Vodno.

Arben Zeqiri /SHENJA/