Meda i kthehet futbollit, emërohet president i klubit Hajvalia 2020

Shpërndaje

Këngëtari Mehdin Përgjegjaj i njohur për publikun si “Meda” është rikthyer sërish të jetë pjesë e komunitetit sportiv, duke zyrtarizuar marrjen e drejtimit të klubit futbollistik Hajvalia 2020.

Ky klub u formua pak ditë më parë dhe nga sezoni i ardhshëm pritet t’i fillojë garat.

Meda njoftoi se ka marrë përgjegjësitë për të qenë president i këtij klubi, derisa pranë vetës ka një projekt tejet të madh për ta realizuar.

“F.C Hajvalia 2020 ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë”.

“Një prej artistëve më të mëdhenj kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit”, thuhet një njoftim.

Ka qenë edhe vet Meda që një një prononcim për faqen e klubit ka njoftuar për pozitën e re.