Meta: Kushtetuesja të shfuqizojë aktet për shembjen e Teatrit

Shpërndaje

Pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese të kallëzimit të dytë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku kërkoi rrëzimin e dy akteve që i hapin rrugë prishjes së godinës.

Kreu i shtetit bëri thirrje për ndërprerjen e veprimeve nga bashkia dhe qeveria, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më parë sot kam depozituar në GJK kërkesën për shfuqizimin e ligjit që I kalon në pronësi Bashksië së Tiranës Teatrin Kombëtar. Për fat të keq këshilli i ministrave që në pikën 1 shpreh vullnetin që bashkia të vijojë procedurën për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të godinave të reja. Shqiptarët rrezikojnë sot të humbasin një pasuri kombëtare, memoria jonë e përbashkët kolektive do të humbasë.

Qëllimi i këtij vendimi është antikushtetues. Përmes togëfjalëshut ku citohet “ndërtimi i një godinë bashkëkohore” dhe se Bashkisë i ndalohet të ndryshojë qëllimin e ndërtimit, ne thelb edhe ky akt mbulohet nën argimentin e një vendimi rutinë që kalon nga pushteti qëndror te ai vendor dhe përmban të njejtin rrezik si edhe ligji special. Të dy këto akte shprehin prishjen e TK, shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese. Qëndrova në pritje të reagimeve, por këto dy autoritete reaguan publikisht se qëndrim iështë I qartë se nuk tërhiqen për shembjen e godinës së re”, u shpreh Meta.