Ministri i Puëve të Brendshme. Naqe Çulev: Nëse caktohet datë për zgjedhjet, do të hapen kufijtë

Shpërndaje

Ministri teknik i Puëve të Brendshme Naqe Çulev, sot në konferencë për shtyp deklaroi se është zbardhur situata me sistemin për ndjekjen e komunikimeve, që sipas tij, është në kundërshtim me rregullat ligjore.

Ai tha se dëshmi për këtë është se reformat e Priebes, nuk janë realizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Katër vite pas raportit të parë të Pribesë, gjendja me ish DSK-në mbetet e pandryshuar në shumicën e rasteve. Agjencia për Siguri Kombëtare është ende pjesë e sistemit për ndjekje të komunikimit, në kundërshtim me ligjin, respektivisht ende kanë qasje në të gjitha bisedat telefonike që janë pjesë e lëndëve për përgatitje operative nga ana e MPB-së”, theksoi Çulev.

Sipas ministrit Çulev, Agjencisë Teknike-Operative (ATO) nuk ka siguruar lidhjen teknike me strukturat përgjegjëse në MPB.

Ai foli edhe për zgjedhjet e ardhshme kuvendare, ku theksoi se nëse caktohet datë, kjo do të nënkuptojë edhe hapjen e kufijve.

“Në rast se vendoset që të shkohet në zgjedhje atëherë është e domosdoshme që të hapen kufijtë, sepse duhet të vijën vëzhguesit ndërkombëtarë, por edhe që t’ju mundësohet bashkatdhetarëve tanë që të vijnë dhe të votojnë”, tha ministri i brendshëm Naqe Çulev.