Ministri i Shëndetësisë: Të lahen apo dezinfektohen duart pasi të përdoret transporti publik

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook sot publikoi rekomandime për udhëtarë të cilët përdorin transport publik. Rregullisht lani apo dezinfektoni duart, veçanërisht pas prekjes së sipërfaqeve në hapësirës publike (mbajtëse, doreza, butona), mbuloni gojën me shami apo me këndin e bërrylit nëse kolliteni apo teshtini dhe gjithmonë kur keni mundësi, përdorni biçikletë apo ecni në këmbë, thekson ministri në rekomandimet.