Misioni i EULEX-it dhuron 30 kompjuterë për Prishtinën

Shpërndaje

Shefi i Misionit të Eulex-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se kanë dhuruar 30 kompjuter personal për Komunën e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

Këto pajisje teknologjike u pranuan sot nga kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

Wigermark bëri të ditur se këta kompjuterë do të dhurohet për nxënësit e komunës për të realizuar mësimet online.

“Të kënaqur për të prezantuar 30 kompjuterë personal dhe monitor nga EULEX-i që iu dhuruan kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. Këta kompjuterë do të përdoren nga nxënësit të cilët u mungojnë pajisjet për të zhvilluar mësimin online”, ka shkruar Wigermark në Twitter.