“Na çmenden këta se kush është kryetari i komitetit”/ Rama zbulon kreun e Komitetit të Ekspertëve

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar më në fund se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve për përballimin e pandemisë.

“Doktoresh Mira Rakacolli merre fjalën si kreu i Komitetit që je, meqë na çmenden këta se kush është kryetari i komitetit. Se ata thonë kush është kryetari. E donin burrë, po ne suksesin e kemi me gratë”, tha Rama.

Në mbledhjen e Komitetit të ekspertëve marrin pjesë: janë mjeku Tritan Kalo, Andi Koraqi, Najada Çomo, Sila Bino, Albana Fico, Skënder Brataj, Mira Rakacolli, ministrja Ogerta Manastirliu.